Një gjykatë gjermane do të vendosë të enjten nëse pronari i një gomari që dëmtoi një makine sportive McLaren Spider me vlerë 300 mijë euro duhet të paguajë për dëmin, shkruan albeu.com.
Më 15 shtator të vitit të kaluar, Markus Zahn parkoi McLaren Spider portokalli në parking.
Një gomar i quajtur Vitus iu afrua makinës dhe u ngjit në pjesën e pasme të tij duke i shkaktuar asaj dëme të konsiderueshme.
Nga policia u shprehën se Vitus mund të ketë ngatërruar makinën me ndonjë karrotë, përcjell albeu.com.
Por pronari i gomarit e kundërshton kërkesën prej 6 mijë eurosh për të paguar dëmin.
Gjykata civile në Giessen të Gjermanisë do të vendosë të enjten për këtë rast i cili ka marrë gjithë vëmendjen e medias. /albeu










