Hilary Clinton: Humbja ime, nga komploti i Rusisë dhe FBI-së

Ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndikuar direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe këtë ajo thotë se e ka përbërë për arsye personale kundër saj.

Clinton, e cila foli në një takim me donatorët e Partisë Demokratike në New York, theksoi se motivi i Putin ishin kritikat e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Rusi.

“Putin më akuzoi publikisht se po i ktheja rusët kundër, dhe kjo është arsyeja pse ai mbështeti dhe bëri atë që bëri në zgjedhje”, u shpreh Clinton.

Ajo shtoi se Rusia iu kundërpërgjigj për të goditur demokracinë e SHBA-ve.

Kandidatja demokrate mori 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por u godit nga vota në shtetet e lëkundura duke sjellë humbjen në numrin e delegatëve në Kolegjin Elektoral.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu