Hillary Clinton do të kandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Dhe do të jetë një Hillary 4.0, e cila përsëri do të reklamojë veten. Këtë e bëri të ditur, Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, kryetar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut pranë Bill dhe Hillary, janë të bindur për këtë.

Ish sekretarja e shtetit, shkruajnë Penn dhe Stein, “nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës” dhe ëndrrës që e ndjek prej më shumë se 30 vjetësh.

Ish-zonja e parë do të jetë shumë më shumë në mesin e njerëzve dhe do të jetë shumë më e përfshirë në fushatën elektorale, në të cilën ajo dëshiron të jetë protagoniste absolute duke bërë që këtë herë burri i saj Bill dhe Barack Obama të marrin vetëm rolin e mbledhjes së fondeve.

Në fakt ajo do të rrethohet nga ekip grash të forta dhe profesioniste. “Mos i kushtoni vëmendje deklaratave në të cilat Hillari pretendon se nuk dëshiron të kandidojë, madje edhe Klinton dhe Obama e bënë këtë deri në ditën kur ata deklaruan se donin të garonin”, shkruaj Penn dhe Stein. “Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të hyjë më vonë, por është e sigurtë se, në një mënyrë apo tjetër, Hillari 4.0 po vjen”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu