Historia e pabesueshme e Astorit me Taren dhe si u kërcënua sulmuesi shqiptar

Vdekja e papritur Davide Astorit ka shokuar botwn e futbollit botwror.

Para se të transferohej te Roma Astori ishte një nga objektivat kryesore të Drejtorit Sportiv të Lazios, Igli Tares.

Ish-sulmuesi kuqezi nuk arriti të bindë Astorin i cili preferoi një transferim te rivalët Roma duke zhgënjyer keq tifozët e Lazion dhe njëkohësisht e gjithë përgjegjësia ra mbi Taren.

Mos arritja e marrëveshjes me Astorin, bwri qw ultrasit e Lazios që të dërgojnë mesazhe kërcënimi në adresë të Igli Tares.

Ky hap i rrezikshëm bëri që ish-bomberi i Kombëtares shqiptare të ndryshojë numrin e telefonit dhe të mendonte për dorëheqjen.

Ishte bordi i Lazios që krijoi besim dhe më pas Tare transferoi mbrojtësin holandez Stefan De Vrij.

Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori, u gjet i vdekur në dhomën e tij në Udinese në mëngjesin e së dielës. Pas autopsisë, u vërtetua italiani kishte vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu