Historia qesharake e Shqipërisë që i’u tregohet fëmijëve nëpër shkolla (VIDEO)

Historia e kombit shqiptar, që nxënësit e mësojnë nëpër shkolla, është ironizuar nga Portokallia. Mësuesi i Portokallisë, i pyet nxënësit e tij për historinë e pushtimit të tokave shqiptare – prej asaj se si e morën grekët Çamërinë, maqedonasit Shkupin, malazezët Ulçinin dhe serbët Kosovën.

Duke ironizuar me historinë që nxënësit aktualisht e mësojnë nëpër shkolla, mësuesi jep versionin e tij të pushtimit, transmeton Gazeta Express.

Kështu e shpjegon ai pushtimin e tokave shqiptare, pasi nxënësit e thonë versionin e mësuar në shkolla:

“Po të jetë për librat tuaj, i bie që grekët e pushtuan Çamërinë sepse donin t’i ngulnin çadrat ke plazhi, nuk i lanë çamët dhe i vranë në mënyrë paqësore komplet”.

“Malazezët i morën gjithë tokat që janë në veri të Shqipërisë, sepse i pëlqenin biskotat e Shkodrës edhe biçikletat shkodrane. Serbia mori Kosovën, Medvegjën, Bujanovcin dhe Sanxhakun sepse i pëlqente suxhuku i Gjakovës”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu