Historiani nga Tirana: Shqiptarët u krijuan nga turqit, Skënderbeu ishte serbo-bullgar (VIDEO)

Olsi Jazexhi, historiani nga Tirana, ka bërë disa deklarata të forta një interviste në emisionin “Vo Centar”.

Ai ka mohuar që shqiptarët të jenë autoktonë, ndërsa ka guxuar gjithashtu të shprehet se Skënderbeu ishte serbo-bullgar dhe se familja e tij kishte prona në Shqipëri.

Gjatë përgjigjeve të tij, Jazexhi shkruan se Nëna Tereza ishte vllehe, ndërsa Ibrahim Rugova, një agjent i Vatikanit.

Në intervistë e sipër, gazetari e ka pyetur Jazexhiun nëse ishte shqiptar apo anti-shqiptar.

Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:

Skënderbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme. Austro-Hungaria vendosi ta bëjë hero të shqiptarëve.

-Shqiptarët, si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit. /ima


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu