Historike, nis konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri: Kushtet që duhet të përmbushen për integrimin e plotë

Ka nisur konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri në kuadër ta hapjes së negociatave të integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është një ditë historike, pasi vendi ka synuar për gati tre dekada për të arritur pikërisht në këtë fazë.

Përfaqësuesi i KE-së parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Këto do të jenë baza e negociatave duke i krijuar kohë të mjaftueshme Shqipërisë dhe KE-së që të shihet më pas se si kanë shkuar gjërat”, tha ai.

Çfarë ndodh më pas?

KE dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e detyrimeve dhe më pas do të kalohet në procesin që quhet “screening”, ku KE do të verifikojë nëse janë përmbushur apo jo kushtet dhe nëse janë realizuar reformat. Më pas, KE do të miratojë raportin që kërkon integrimin e vendit në BE. Kjo është një rrugë shumë e gjatë dhe do të varet nga shpejtësia e plotësimit të kushteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu