Është mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.
Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.
Homazhet për Artur Zhejin, gazetarit dhe publicistit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit
Në ceremoninë e homazhe kanë marrë pjesë edhe shumë miq e kolegë të tij, si dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.
Artur Zheji u nda nga jeta para kohe ditën e shtunë, ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë së bashku me familjen e tij.