Hong Kong: Më shumë se 1 mijë pasagjerë mbahen të mbyllur në anije derisa po testoheshin për koronavirus

Më shumë se 1.800 pasagjerë në një anije lundrimi në Hong Kong janë mbajtur në bord, ndërsa po testoheshin për një koronavirus pasi disa nga ta raportuan se kishin ethe.

Në Hong Kong u shënua viktima e parë nga ky virus, të martën. Ndërsa ka konfirmuar 18 raste të të prekurve.

Punëtorët shëndetësorë të Hong Kongut kanë qenë në grevë këtë javë për të kërkuar nga autoritetet e qytetit të vendosnin një kufi me Kinën, prej nga vinte virusi, në mënyrë që të bllokohej përhapja e tij. Tre kinezët që kishin në bord u zbuluan se kishin virusin, sipas departamentit të shëndetit të Hong Kongut, duke shtuar se shumica e atyre që ishin në bord ishin nga Hong Kongu.

Virusi i fundit është përhapur me shpejtësi në Kinë me afro 25,000 njerëz të infektuar dhe 490 vdekje, shumica në ëuhan dhe provincën përreth Hubei.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu