Hoti me përfaqësues të bizneseve: Marrëveshja për nxitje të investimeve me ShBA-në do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka zhvilluar një mëngjes pune me bizneset, të cilat i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.Hoti ka thënë se në shkurt të këtij viti qarkullimi i bizneseve ka qenë më i madh se ai i janarit të vitit të shkuar. Marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, e që do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend.

Ju kemi ftuar sot për një mëngjes pune dhe një marrëveshje që e kemi nënshkruar me 31 dhjetor 2020 që derivon nga marrëveshja e Washingtonit. Sot në muajin shkurt të bazë të vlerësimeve qarkullimi i bizneseve është më i madh se në janarin e vitit 2020 ku nuk ka pasur pandemi”.

Jemi munduar me masat tona që të ju qëndrojmë afër, tash jemi para një situate të re për nxitjen e investimeve dhe kjo besoj që është marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova”.

Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova, dhe sigurisht që ka kritere për t’i marr këto projekte nga DFC-ja dhe e para është që projekti duhet të ndikojë në rritje ekonomike në Kosovë”.“Ne duhet të kemi instrumente financiare për t’i siguruar investitorët e jashtëm që ata të janë të sigurt”, ka shtuar Hoti raporton EO.

Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu