Hoti nuk e do Vjosën në LDK, numëron arsyet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për mundësinë e rikthimit të presidentes Vjosa Osmani në LDK-së. Ai është shprehur skeptik për një gjë të tillë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka përendur dëmet që Osmani ia ka bërë LDK-së me kalimin në taborin e Kurtit.

“Një gjë është e vërtetë, dëmet që i janë shkaktuar LDK-së nga ajo personalisht i kanë kushtuar vendi dhe i kanë kushtuar LDK-së. Pas pesë viteve ende i kemi pasojat e veprimeve të saj. Asaj i ka dhënë LDK-ja gjithçka që mund të ofroi partia apolitike për një anëtar të vetin. E ka kandiduar për kryeministër dhe e ka zgjedhur kryetar të Kuvendit. Veprimet që i ka ndërmarr ajo para 5 viteve janë jashtë çdo etike të sjelljes politike”, është shprehur Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu