Hoti për takimin e pritshëm të Uashingtonit: Ja ç’do dalë nga Shtëpia e Bardhë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pretendon se takimi i së hënës në Uashington, ku ai do jetë përballë Vuçiçit në Shtëpinë e Bardhë, nuk do jetë dhe aq “ekonomik”, siç është parathënë.

Sipas tij, aty, në atë takim, do vendoset për një fat historik.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë here”, shkroi Hoti në FB.

Por dhe sa i përket formatit ekonomik të takimit, Hoti nuk e mohon atë.

“Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, shkruan i pari i qeverisë së Kosovës.

Më herët, edhe Vuçiç ka paralajmëruar se takimi i Uashingtonit do jetë i vështirë për palën serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu