Kryeministër në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 14 shkurtit. Hoti ka mbajtur një konferencë nga ku ka falenderuar mbështetësist dhe bën me dije se LDK-ja do të jetë një opozitë konstruktive.
“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë një opozitë konstruktive.
“LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës”.
“Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane”, tha Hoti.









