Hoti: SHBA ftoi Ushtrinë e Kosovës për misione jashtë vendit, sot Kuvendi do t’i përgjigjet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njofton se me kërkesën e tij sot Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit. Hoti njofton se kjo ka qenë ftesë e SHBA-së, që FSK të nis mission jasht vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane. Ky është rezultat i përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve tanë në FSK, si dhe i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendin mik të përjetshëm, ShBA-në”, shkruan Hoti në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar sot se do të marrë pjesë në këtë seancë, duke e vlerësuar ‘si lajm fantastik për ta filluar vitin’. Edhe në AAK kanë thënë se do të marrin pjesë në seancë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu