Hoxha godet LDK-në: Shfrytëzuan dosjet për politikë, tani sulmojnë Gërvallën

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar pas akuzave që janë bërë ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke theksuar se ajo nuk ka folur kundër UÇK-së, por është mbështetur në dosjet e LDK-së për krimet e pasluftës.

Sipas tij, ato dokumente janë përdorur për vite me radhë nga vetë LDK për konsum politik, pa u hetuar kurrë seriozisht. “Nëse Gërvalla i ka përmendur, këto nuk janë shpikje të saj, por fakte të mbajtura në sirtarët e LDK-së”, tha Hoxha.

Ai shtoi se mosmbështetja e Gërvallës nga disa struktura të LDK-së lidhet me frikën se ekspozimi i dosjeve nxjerr në pah hipokrizinë dhe përfitimet e tyre politike. “Shumë prej tyre janë mjeshtër të ‘gjuajtjes së gurit e fshehjes së dorës’, duke përfituar edhe nga tragjeditë kombëtare”, theksoi ish-komandanti.

Nga ana tjetër, vetë Gërvalla në Kuvend tha se për mbi 20 vjet është angazhuar për zbardhjen e krimeve të pasluftës, duke mohuar të ketë qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale dhe paralajmëroi hapa ligjorë ndaj shpifjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu