Shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka sqaruar opinionin në lidhje me pretendimet e Grubit se Kasami ka kërkuar nga Ahmeti për ta fituar Tetovën.
Hoxha ka thënë se Grubi në prezencë të ministrave ka ofruar Tetovën në këmbim të ministrisë së bujqësisë.
Shkrimi i plotë i Hoxhës:
“Unë si pjesë e kabinetit qeveritar takohem rregullisht me kolegët ministra. Po është e vërtetë se jemi takuar me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin për të treguar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen BESA dhe nevojën që BDI të ketë respekt për Lëvizjen BESA si partner koalicioni dhe mos të përdorë metodat manipuluese pasi që mund të vendos në pikëpyetje koalicionin qeverisës.
Po aq e vërtetë është se Artan Grubi më datë 26 Tetor në prezencë të disa kolegëve ministra me tha se u shpejtuam me koalicionin me ASH sepse ata ishin të gatshëm të na ofrojnë Komunën e Tetovës në këmbim të Zhelinës dhe Ministrinë të Bujqësisë. Kështu që ai duhet të tregojë se sa pazare të këtij lloji ka bërë me tjerët?
Për komunat dhe votat vendosin qytetarët dhe jo zyrat partiake po si duket z.Grubi ende nuk e ka kuptuar seriozisht rolin dhe rëndësinë e pozicionit të tij politik.
Popullorçe kësaj i thonë: Grubit i ka rënë sharra në gozhdë pasi që nuk gjeti partner për të manipuluar si në të kaluarën me disa.”, ka shkruar Hoxha.