Hoxha i Besës: ASH nuk arriti ta fitojë BDI-në, tani krenohet se është “baba i opozitës”

Sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në kolumnën e tij për gazetën KOHA që botohet e plotë në numrin e nesërm të gazetës tonë, mes tjerash e ka quajtur të panatyrshëm koalicionin e partive shqiptare ASH dhe Alternativa.

Sipas tij, ky koalicion nuk e solli ndryshimin e premtuar dhe tani humbjen e zgjedhjeve nga BDI, e kompensojnë duke u krenuar se janë bërë “baba” i opozitës.

“Ndoshta koalicionimet e panatyrshme, megjithëse arritën të fitojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh, ato nuk arritën që të sjellin ndryshimin e premtuar dhe tani pas zgjedhjeve në sytë e votuesve shqiptarë po rikthehet fotografia e së kaluarës se BDI vazhdimisht fiton, ndërsa partia pas BDI-së mbetet e kënaqur me faktin se është opozita e vetme.

Besoj na kujtohet të gjithëve thëniet ‘zgjedhjet i humbëm, por baba i opozitës dihet kush është’, dhe kur e sheh formën e mos mbajtjes së përgjegjësisë për atë se ASH nuk arriti të fitojë BDI-në, menjëherë rikthehet pikërisht ky moment se jo çdoherë betejat po bëhen për të fituar, por me rëndësi për disa politikanë ka qenë të jenë të dytë”, – thotë mes tjerash Hoxha në kolumnën e tij të nesërme për gazetën KOHA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu