Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një debat të fortë me gazetarin investigativ, Artan Hoxha.
Mes Berishës dhe Hoxhës janë bërë akuza të forta që nga manipulim provash e deri në vrasje.
Gazetari Hoxha i ka numëruar Berishës krimet që sipas tij ai ka kryer duke i thënë ndër të tjera që nuk e trem dhe nuk e ka trembur kurrë.
Ndërkohë ish-kryeministri e ka quajtur Hoxhën një gënjeshtar duke shtuar se sipas tij Hoxha ka qënë bashkëpunëtor i Haklajve.
Debati i nxehtë
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë duke kërkuar që të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe Shkëlqim Haklaj u vra.
Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjendë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…
Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killeave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembuar dot.
Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…
Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.
Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish o Haklajve është një turp i shekullit. /albeu










