Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Dacic në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e kanë marrë përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marre përgjegjësi Beogradi” ka theksuar Hoxhaj.
Dacic në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Veçmas Daçicit i ka penguar takimi i javës së kaluar i Stabillizim Asocimit Kosovë-BE në Bruksel.
Ministrat e Jashtëm nga Europa Qendore dhe Juglindore janë mbledhur në Varshavë ku diskutohen sfidat e sigurisë së rajonit dhe nevoja e bashkëpunimit me BE’në me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të shumta.
Në takim pritet të marrë pjesë edhe Federic Mogherini. Takimi është ftuar nga Ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski. Vendeve të Visegradit Republikës Ceke, Sllovakisë dhe Hungarisë u janë bashkuar edhe ministrat nga vendet e Ballkanit përfshirë edhe Hoxhajn. Temat që priten të diskutohen kanë të bëjnë me migracionin, krimin e organizuar, radikalizmin, terrorizim dhe kërcënimet të ndryshme.











bravo shipe vet mos lisho pej as kujt sja kem shiptarin borxh serbet jan maxhupt e kerpatve me maqedont dhe vllat — na jem shiptar si kem kujt borxh ne na kan roma ne na ka bizantija borxh dhe turqija greqija serbija tani vjenn gjermanija m paas dhe jugosllavija me bugari na kan mit dhe na kan vjell senet m te mira djemt ma te mir na kan vrah dhe na kan shkatru na kan debu jasht atdheut mama