Hoxhaj: Presim formimin e shpejtë të Qeverisë, por nuk do ta votojmë Osmanin për presidente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se presin nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më shpejt të formojnë qeverinë e re, ndërsa tha se nuk do ta votojnë për presidente Vjosa Osmanin.

Hoxhaj në një prononcim për media tha se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë marr mandatin nga zgjedhjet e 14 shkurtit për formimin e institucioneve të reja, mirëpo siç u shpreh ai nuk do të pranojnë të votojnë një kandidatë ose kandidate për president/e për interesat e tyre personale.

Presim nga Kurti dhe LVV-ja që të vazhdojnë punën edhe me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Por dua të jem i qartë se ne nuk pranojmë që interesat e saj ose tij personale të na i shes si interesa nacionale. ..Ta bëni dallimin se nuk jemi ent i punësimit as departament i resurseve humane…Nuk do të jemi bashkëpunëtor për ambicie personale dhe të presim se kush në cilën karrige do të ulet. E ftojmë koalicionin e ardhshëm të qeverisë mos të bëj obstruksion, pasi këtu askush s’duhet të llogarit në PDK për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu tha se në konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk pati dhunë e as gaz lotsjellës.

Sot nuk pati dhunë, tym e gaz në Kuvend. Pati një kuvend demokratike. Ashtu siç është konstituuar Kuvendi të zgjidhet dhe qeveria”, tha ndër të tjera Hoxhaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu