Avokati i njohur Miroslav Vuiç në një dekaratë të tij ka dënuar vendimin e fundit të Gjykatës që liroi me kusht dhunuesit në natën e përgjakshme të 27 prillit.
“Të gjithë që shihen se si i vërsulen deputetëve të rrahur do të vuajnë burg për vepra të ndryshme penale. Prokurori i ri do të ngrejë procese të reja hetimore, jo vetëm për huliganët, por edhe për deputetët e VMRO-DPMNE dhe koalicionin që i hapi dyert. Të gjithë do ta hanë burgun”, theksoi Vuiç./ina










