Humanisti Halil Kastrati shprehet i emocionuar, bëhet gjysh për herë të parë

Po gëzon shumë njerëz në nevojë duke ua ndërtuar shtëpitë bashkë me shumë sipërmarrës, por Halil Kastrati sonte u gëzua edhe vetë, pasi ka marrë dhuratën më të mirë duke u bërë gjysh për herë të parë, përcjell TV21.

Lajmin e ka bërë të dittë ai ku ka zbuluar edhe emrin e mbesës.

“U bëra gjysh për herë të parë!❤️
Falënderimi i takon Allahut që më bëri gjysh për herë të parë!
Djali im dhe reja ime që jetojnë e punojnë në Austri u bekuan me një vajzë dhe në jetën time erdhi një emër i ri, një ndjenjë e re: Reuda🌸
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fëmijët janë aromat e Xhenetit.”
Për të gjithë ata që janë në pritje të bëhen prindër apo gjyshër, lus Zotin që edhe juve t’jua dhurojë këtë lumturi dhe gëzim të pamasë.
Allahu i bekoftë të gjithë fëmijët, mbesat dhe nipërit!🤲💖“, shkroi Kastrati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu