Pasi që e kishte humbur unazën e fejesës në fermën e familjes së vet para më shumë se një dekade, Mary Grams nga Kanadaja kishte hedhur dorë nga ideja se do ta shihte atë ndonjëherë.
Por kjo zgjati vetëm deri këtë javë, kur unaza e diamantit u gjet – plot 13 vjet pasi që ishte humbur – e mbështjellë fort rreth një karote të deformuar që sapo ishte ndukur nga bahçja.
Mary ka thënë se më shumë mundësi e kishte humbur atë gjatë kohës kur po e largonte barin e keq nga ferma në Alberten qendrore në vitin 2004, duke nxitur një kërkim fanatik. “Shikuam poshtë e lart në duar e gjunjë… nuk arritëm ta gjenim. Kam qarë shumë herë,” ka thënë ajo.
Në atë pikë ajo po e mbante unazën për më shumë se gjysmë shekulli, që prej se burri i saj i ardhshëm, Norman, ia kishte dhuruar atë në vitin 1951.
Kur plot ditë kërkimi rezultuan të pafrytshme, ajo kishte vendosur mos t’i tregonte burrit. “S’i tregova, sepse mendoja se sigurisht ai do të më bërtiste. Përfundimisht shkova dhe e bleva një unazë të lirë vetëm birit tim i tregova, askujt tjetër,” ka thënë ajo.
Burri i saj – i cili vdiq para pesë viteve, pak pas 60 vjetorit të martesës së tyre – kurrë nuk e kishte vërejtur se Mary e kishte ndërruar unazën.
Reja e Mary e ka gjetur rastësisht unazën pasi ka gropuar për karota në bahçe.
“E njoha menjëherë. E gjeten dje kur nusja ime po groponte për karota për supë,” ka thënë ajo.