Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është “zhdukur” nga rrjetet sociale që prej datës 25 qershor, ditë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.
Lideri historik i PD-së i ka ndalur denoncimet e tij, të cilat ishin bërë të përditshme gjatë gjithë fushatës së selisë blu përballë Partisë Socialiste dhe LSI-së.
Ajo çka bie në sy është fakti se Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë prononcim apo koment në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve ku PD-ja pësoi një disfatë, duke marrë vetëm 43 deputetë në rang kombëtar.
Me interes pritet qëndrimi i Berishës në raport me kreun e PD-së Lulzim Basha, nëse do të dalë në mbështetje të tij, apo do të kërkoj dorëheqjen e njeriut që udhëhoqi demokratët në 4 vite opozitë.
Një shenjë që të bën të besosh se Berisha mund të jetë rreshtuar tanimë kundër Bashës, është fakti që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ishte në listën e eksponentëve të PD-së që kërkuan dorëheqjen e Bashës. Megjithatë mbetet ende shumë për të zbuluar.










