Hungaria kërkon që BE të dënojë Edi Ramën për ndërhyrjen në Maqedoni (FOTO)

Hungaria ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të dënojë ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, ka thënë se Hungaria do kërkojë nga BE-ja dënimin e Platformës Shqiptare, qëndrim i cili do të zyrtarizohet gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Kjo platformë, sipas ish-Kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski është bashkimi i partive shqiptare në mbështetje të Zoran Zaev sipas udhëzimeve të Tiranës zyrtare.

Ndërkohë, pjesë e kësaj nisme për dënimin e Ramës për “ndërhyrje në punët e brenshme të Maqedonisë”, do bëhen dhe ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Greqisë, raporton “MIA”

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu