Hygerta Sako përballet me një situatë të sikletshme gjatë transmetimit ‘LIVE’, publikohen pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi

Hygerta Sako njihet si një nga moderatoret që di t’i menaxhojë shumë mirë situatat e papritura, por nuk i ka shpëtuar një incidenti që i ka ndodhur me karrigen.

Teksa ka qenë në transmetim të drejtpërdrejt dhe është ulur, karrigia e saj është ulur bashkë me të duke i dhënë një tronditje të lehtë. Moderatorja shihet duke qeshur dhe e ka marrë me sportivitet situatën teksa e ka publikuar videon edhe në Instagram.

“Karrike mistrece, ka qejf të luajë në trasmetim“ – ka shkruar ajo krah videos duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Ndonëse ka shumë vite në ekran, moderatorja e sportit është hermetike kur vjen puna te jeta private. Ajo është nënë e një vajze 15-vjeçare dhe që pas divorcit nga ish-bashkëshorti, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu