I kishin mbetur edhe disa ditë jetë, personi që humbi jetën në Bllok vuante nga kjo sëmundje

Fabian Gazhaj ishte viktima nga sherri i ndodhur në Bllok këtë të enjte. Avokati i Ervis Martinajt konfirmoi në Open mbrëmjen e sotme se në xhepin e xhupit të viktimës u gjetën dy medikamente, me të cilat ai mjekohet pasi vuante nga një lloj kanceri, ndërsa në QSUT mjekohej prej disa kohësh, madje i ishte përcaktuar edhe data për një operacion.

“Faktin që është i diagnostikuar me kancer dhe ishte në terapi e kam mësuar gjatë hetimeve, nuk ka njohje të mëparshme me të”, tha avokati.

Në studio u pohua edhe fakti se mjekët i kishin thënë se Gaxhaj kishte pak muaj jetë, pasi sëmundja ishte e pashërueshme sipas tch.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu