I mbetet hatri Rusisë, reagojnë ndaj Merkelit për vizitën në Maqedoni

Pas vizitave në Shkup të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kancelarëve të Austrisë dhe Gjermanisë, Sebastian Kurz dhe Angela Merkel, ka reaguar Ambasada e Rusisë në Tuiter.

Nga Ambasada në Shkup pyesin se çfarë do të ishin reagimet nëse politikanët nga Moska do ta bënin atë që e bëjnë ata të perëndimit, edhe pse qytetarët në referendum nuk pyeten nëse do të integrohen në Rusi, por në BE dhe NATO.

“Këto ditë nuk është rrallë që liderët e huaj t’u sugjerojnë qytetarëve të Maqedonisë se si të votojnë në referendum. Interesante, si do të ishte nëse kësi lloj “këshilla” të shpërndajnë përfaqësuesit e Rusisë zyrtare?”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu