Një i ri kaloi në një situatë të vështirë pasi çanta e tij e shpinës mbeti e kapur pas një teleferiku që ishte duke kaluar aty afër.
Ngjarja që ndodhi më 2 janar të këtij viti, por vetëm tani është transmetuar në shumë media dhe rrjete sociale.
Djaloshi shihet teksa qëndron varur në teleferik dhe i lëshon pajisjet e skive, për të lehtësuar peshën.
I riu qëndroi i qetë pa bërë panik edhe pse kishte disa minuta që mbeti i varur në ajër në mes të së ftohtit. Ai më pas u shpëtua nga ekipi i shpëtimit dhe raportohet se nuk ka marrë lëndime.