3 ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një fotografie nga spitali, në të cilën shihej duke i kapur dorën mamit Sara.
Ndërkohë ditën e sotme fansat e dyshes zbuluan se Ledri dhe Sara e kishin pagëzuar vajzën me emrin Poem Blu dhe këtë gjë sapo e ka konfirmuar Ledri me foton e parë të saj.
Reperi ka postuar në Instagram foton e parë të vajzës, në të cilën e vogla shihet duke i shtrënguar gishtin me duar.
“Poem Blu”, ka shkruar Ledri përkrah imazhit më të ëmbël që kemi parë.
Gjithashtu edhe Sara ka bërë postimin e parë pas lindjes ku krah fotove shkruant:
“Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të bukur që dikush mund të ketë në jetë! Poem Blu Vula. 14.12.2020”.
Menjëherë pas postimit kanë vërshuar komentet e urimit nga miqtë e tij më të afërt dhe fansat, që e kanë pritur me padurim këtë postim.