“Ata më poshtëruan mua, më vendosen kallashin në bark dhe bënin selfie”., kjo ishte përmbledhja e fjalës së Gjuriçit në daljen e fundit për mediat në Serbi pas arrestimit të djeshëm nga ROSU në Mitrovicë.
Në një spektakël të vërtetë dhe me qëllime të qarta propagandistike, Gjuriç doli i fashuar para mediave në Serbi duke lëshuar mesazhe lufte, ndërkohë që kishte hyrë pa lejen e autoriteteve kosovare, madje duke i sfiduar ato, shkruan Albeu.com.
Duke bërë viktimën, ndërkohë që i quante forcat e ROSU gangsterë terroristë, Gjuriç harroi të fliste se si kishte hyrë në Mitrovicë.
Serbia ka filluar propagandën tani kundër Kosovës pas arrestimit të ligjshëm të zyrtarit të lartë serb në Mitrovicë, i cili hyri duke mos marrë leje nga autoritetet lokale, madje duke i sfiduar ato me fjalët: Unë nesër jam në Mitrovicë, po mundën, le të më ndalin shqiptarët! /albeu











