Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit mbi situatën dhe protestën e sotme si dhe mbi përplasjen e tij me gardën e Republikës në Kuvend.
“U nisa drejt foltores për të thënë tre minuta fjalë të mia për procedurë, Rama urdhëroi mercenarin, shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit, pra pasi kryetari jep fjalën, një cub, fundërrinë, pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin përpara të më pengojnë, cfarë është, Rama e bëri, nuk e bëri Gramoz Ruçi, kurrë.
Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament, e dhunuar në këtë shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Rama të marrë cdo vendim për të përmbysur narkoregjimin e Ramës.
E siguroj opozitë se ne pushtet e sjellin ata gra e burra që kanë ardhur nga mbarë vendi për mbrojtur kuvendit dhe Kushtetutën e tyre. Në parlament me banditë që i vënë prita deputeteve ka një gjuhë, djegien solemne të mandateve.
Nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Kuvend. Në këto kushte opozita vetëm sa i largohet qytetarit dhe qëllimit të saj dhe bëhet horizont i pakapshëm”- tha ai. /albeu










