Ibrahim Rugova: “Ne i duam amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë që ne dëshironim”

Nju Jork, 6 shkurt 2003 – Duke ju referuar editorialit të agjencisë së lajmeve AP (Associated Press), janë thuajse të gjitha gazetat më të mëdha amerikane, të cilat kanë botuar të njëtin artikull, ku shkruhet se në Kosovë amerikanët janë më të sigurtë dhe më të admiruar se në çdo vend tjetër të botës.

Flamuri amerikan është prezent dhe valvitet në çdo shtëpi kosovari. Një çift shqiptar nga Kosova, pas luftës me krenari, në shenjë mirënjohjeje, i kanë vënë emrin vajzës së tyre, Madeleine Albright.

Editoriali citon se edhe një pallat i lartë gjashtëkatësh në qendër të Prishtënës ka emrin dhe posterin gjigand të Presidentit Bill Klinton, kur edhe bulevardi më i madh i Prishtinës, mban emrin e Presidentit Bill Klinton.

Gjithçka kulmon në Kosovë, me vendimin e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili, ka vendosur që ndërtesa e Presidentit të Kosovës të emitojë nga ana strukturore Shtëpinë e Bardhë “White House,” dhe të thirret me të njëjtin emër”.

Ndërkohë, të gjitha këto argumente gjenden në Kosovë, kur shumë pjesë të botës duke përfshirë edhe vendet muslimane i urrejnë amerikanët duke i akuzuar si armiq. Por, në Kosovë ndryshon gjithçka, amerikanët janë më të sigurtë dhe më të admiruarit e më të mirëpriturit.

“Kur unë shoh skena të tilla, kur njërëz të ndryshëm djegin flamurin amerikan, jam thellësisht i vrarë”, thotë Dr. Besnik Bardhi nga Gjakova, në jugperendim të Kosovës, qyteti i cili ka numrin më të madh të të vrarëve gjatë gjenocidit në vitet 1989-99.

Reno Harnish, diplomati i karrierës, veteran, ka shërbyer në Egjipt, Nigeri dhe disa vende të tjera, udhëheq Zyrën amerikane në Prishtinë, thotë se ka ngelur pa mend me këtë lloj dashurie e respekti që ka populli i Kosovës për Amerikën”.

“Asnjëherë nuk kemi pasur kaq siguri dhe të jemi kaq sypatrembur”, thotë shefi i Zyrës amerikane Reno Harnish. “Amerikanët po përdorin një moral të fortë. Udhëheqësit kosovarë janë shumë të interesuar të dëgjojnë opinionet dhe mendimet amerikane”. “Ndaj, – thekson Reno Harnish – duhet që patjetër që roli i amerikanëve në Kosovë të vazhdojë”.

Evropianët dominojnë në Kosovë me rreth 30,000 trupa në kuadrin e forcave të NATO-s dhe KB-së, të cilët së bashku me amerikanët pas 78 ditë lufte ajrore dhe rrëzimit të rregjimit të Millosheviqit po punojnë dhe janë të angazhuar për një shoqëri multietnike në Kosovë, ku të mbizotërojë paqja e siguria.

Gjenerali. Daniel J. Keefe, i cili komandon rreth 3,000 trupa amerikane të cilët shërbejnë në kuadrin e forcave të NATO-s në Kosovë thotë: “Ne kemi punuar shumë dhe rëndë që të fitojmë respektin e vendasve”.

Gjen. Daniel J. Keefe thotë: “U kam thënë ushtarëve amerikanë se ne duhet të prezantojmë në Kosovë vlerat me të mira të amerikanëve”. “Ne u themi atyre se duhet të bëjmë gjëra të mëdha dhe themelore”.

Keefe insiston se nuk ka pasur deri tani ndonjë kërkesë për ndryshim e numrit të forcave për largimin e tyre. Ndërsa për sa i përket vëndasve ata pas 11 shtatorit 2001, kanë treguar gatishmëri të marrin pjesë në luftë në Afganistan vetëm që trupat amerikane të mos largohen nga Kosova.

Dy vjet të shkuara një ushtar amerikan vrau një fëmijë gjashtëvjeçar, por tani ushtari nga prindërit e fëmijës është bërë pjesëtar i familjes.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ia dedikon gjithë këtë mrekulli – admirimin dhe respektin që kanë kosovarët për Amerikën, Presidentve Reagan, Presidentit Bush Plaku, Clinton që i tha “ndal genocidit në Kosovë” dhe Presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë fill pas inagurimit.

Presideti i Kosovës Dr Ibrahim Rugova thotë: “Ne i duam amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë që ne dëshironim”. Rugova vazhdon duke thënë se “pikërishtë për këtë ka një respekt të madh dhe ideal”.

“Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”, thotë Rugova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu