Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, se është në kërkim të një incidenti ndëretnik për të provokuar krizë dhe për të tentuar rikthimin në pushtet së bashku me zëvendësin e tij, Artan Grubin, të cilin Ibrahimi e cilëson si “Nongrata”.

Në reagimin e tij, Ibrahimi shkruan se skenari i provokimeve ndëretnike përmes thirrjeve antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë ka dështuar, pasi qeveria aktuale reagoi menjëherë, ndryshe nga qeveritë e mëparshme. “Kjo qeveri jo vetëm që e dënoi ngjarjen, siç nuk ndodhte në 22 vjetët e fundit, por tashmë autorët e thirrjeve antishqiptare janë vënë nën hetime”, shkruan ai.

Sipas Ibrahimit, pas këtij dështimi, Ali Ahmeti është në kërkim të një “kurbani të ri” për të realizuar ambiciet e tij për pushtet. “Ali Ahmeti, i dëshpëruar, kërkon një rast tjetër që të inskenojë një incident ndëretnik… krejt kjo me qëllim që të mund të shkaktojë një krizë e cila atë dhe Nongrata Grubin i kthen në pushtet”, thekson Ibrahimi.

Ai i bën thirrje të rinjve shqiptarë të tregojnë kujdes dhe të mos bien viktima të “pasionit të Soravisë për pushtet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu