Ibrahimoviç hyri në histori të Ligës së Kampionëve

Futbollisti i kombtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic u bë lojtari i parë që ka luajtur për shtatë skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Ibrahimoviç hyri në historinë e garës së elitës pasi mbrëmë ka luajtur për Manchester United në udhëtim e ekipit anglez në Basel të Zvicrrës.

Mançester United humbi duelin me rezultatin 1:0, dhe Ibrahimoviç luajti në 20 minutat të fundit.

Ibrahimoviç më parë luajti në Ligën e Kampionëve për ekipet: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan dhe Paris Saint-Germain.

Mbajtësi i ri i kësaj kategorie, Zllatan Ibrahimoviç, më parë ndau vendin e parë me Nikolas Anjellkën dhe Javier Saviolën, të cilët kanë luajtur për gjashtë skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu