Ibrahimovic: Messi dhe Ronaldo? Krahasuar me ta, më mungon vetëm Liga e Kampionëve

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka dhanë një intervistë për “France Football”, duke e ndalur edhe tek Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas suedezit, ai nuk ka asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo, por i mungon vetëm Liga e Kampionëve.

“Kur bëhet fjalë për cilësitë individuale, unë nuk kam asgjë më pak se ta, nëse shikoni trofetë, unë nuk e kam fituar vetëm Ligën e Kampionëve”.

“Por më duhet të them se nuk jam e fiksuar pas saj. Dhe nëse kolektivi nuk është i mirë, vetëm individi mund të bëjë pak”, ka thënë Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka luajtur për klube si Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu