Ibrahimovic për golin e Ronaldos: Bukur, por le ta provojë nga 40 metra (VIDEO)

Suedezi Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar në stilin e vet golin fantastik të Cristiano Ronaldos të martën mbrëma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi me “gërshërë” nga dhjetë metra e mposhti Gianluigi Buffonin në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit në Torino

“Gol i bukur, por do të duhej ta provonte nga 40 metra largësi”, ka thënë sulmuesi i LA Galaxy.

Me këtë suedezi përkujtoi golin e tij me gërshërë kundër Anglisë në vitin 2012.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu