Ibrahimovic vazhdon me ‘goditje’ ndaj Guardiolës për kohën e tij te Barcelona, suedezi sërish e bën fajtor spanjollin

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me kritika ndaj Pep Guardiolës për kohën sa ishin së bashku te Barcelona. Sulmuesi suedez ishte transferuar nga strategu spanjoll në vitin 2009 nga Interi, mirëpo kalimi i tij nuk ishte edhe aq i suksesshëm.

N një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic ka bërë akuza të tjera në drejtim të Guardiolës.

Zlatan Ibrahimovic (left) lasted just one season at Barcelona after falling out with Pep Guardiola (centre) – and here Jose Mourinho looks to cause mischief between them

“Barcelona ishte një skuadër fenomenale. Gjashtë muajt e parë ishin të mrekullueshëm, por për faj të trajnerit, gjërat ndryshuan”, ka thënë Ibra.

Gjërat për suedezin kishin shkuar më mirë në shtatë ndeshjet e para, pasi kishte shënuar plotë shtatë gola, mirëpo nuk shkoi më pas siç duhej.

Nga fjalët e para, mësohet se Lionel Messi kishte bërë presion për largimin e Ibrahimovicit dhe Guardiola kishte vepruar menjëherë duke i acaruar marrëdhëniet me të.

Në vitin 2010, Ibrahimovic kishte kaluar te Milani në formë huazimi, duke e transferuar përfundimisht një vit më vonë.

Ibrahimovic was unhappy about the favouritism Lionel Messi (left) received from Guardiola

Suedezi më pas kishte disa kalime te skuadrat e tjera evropiane si, PSG, Manchester Unitzed, La Galaxy dhe më pas u rikthye te Rossonerët ku aktualisht edhe luan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu