Ibrahimovic zbulon diçka shumë interesante, kjo do t’i pëlqejë të gjithë tifozëve të futbollit

Të gjithë e njohim për deklaratat komike që ai dhuron por Zlatan Ibrahimovic ka edhe anën e tij pozitive dhe humanitare.

Në një intervistë për BBC – Ibrahimovic ka zbuluar se i kishte propozuar ekipit të tij që të luante pa pagesë për shkak të lëndimit që ai pësoi, shkruan GazetaBlic

“Ndonjëherë Mourinho më ftonte, por unë i thosha atij ‘Jo’, nuk jam ende gati. Nuk dua t’ju zhgënjej. Shpesh i thoja trajnerit të inkuadronte dikë tjetër që ishte më i mirë se unë.

Ibrahimovic gjithashtu zbulon se ai i propozoi ‘Djajve të Kuq’ që të mos paguhet, pasi ishte i lënduar.

“Para lëndimit, Manchester United kishte një Zlatan, por pas lëndimit unë nuk isha më i njejti”, përfundoi sulmuesi i LA Galaxy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu