IFIMES: Gjukanoviqi dëshmitar mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së shpejti mund të shkojë në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në Speciale, sipas burimeve ndërkombëtare të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) me seli në Lubjanë.

Këto burime, institutit lubjanas i kanë thënë se e kanë një informatë të tillë, teksa kanë rikujtuar se Gjukanoviqi pritej të ishte dëshmitar i mbrojtjes edhe i njërit prej zyrtarëve më të lartë nga Serbia para Tribunalit të Hagës, por se ai e kishte kërcënuar familjen e të akuzuarit, që më vonë kishte hequr dorë nga kërkesa për dëshminë e presidentit malazez.
Në analizën e titulluar, “Fundi i epokës së Milo Gjukanoviqit”, IFIMES rrjedhimisht e quan të arsyeshme pyetjen nëse të njëjtën do ta bëjë edhe në rastin e Thaçit.

Analiza e IFIMES-it trajton situatën para zgjedhjeve në Mal të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu