Iftari i Zelensky-t me “Esselamu Alejkum”: Një traditë këtej e tutje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky organizoi një iftar për muslimanët që shërbejnë në ushtrinë ukrainase, përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe mexhlisin e popullit tatar të Krimesë, duke thënë se ky do të jetë rregulli në Ukrainë tani e tutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Sot po fillojmë një traditë të tillë për Ukrainën, një iftar në nivel zyrtar, së bashku me heronjtë tanë, ushtarët e pranishëm muslimanë, së bashku me mexhlisin e popullit tatar të Krimesë dhe përfaqësuesit e të gjithë komunitetit mysliman të Ukrainës. Për më tepër, ne konfirmojmë se Ukraina vlerëson çdo person dhe komunitet.”

Zelensky theksoi se diversiteti është baza e karakterit të Ukrainës së pavarur.

“Dhe ky karakter i yni na forcoftë gjithmonë dhe na drejtoftë në vepra të mira”, tha ai.

Zelensky tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj muslimanëve të vendit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar musliman, të cilët, ashtu si ukrainasit, kërkojnë paqe dhe mbrojtje nga e keqja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu