Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen për Eliot Engel, i cili u largua pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan. Engel konsiderohet si “miku i shqiptarëve” për kontributin e dhënë nga ai veçanërisht për çështjen e Kosovës. Për këtë arsye, në një postim në rrjetet sociale, Basha e ka falenderuar Engel për ndihëm ne tij gjatë 3 dekadave, që siç thotë ai solli pavarësinë e Kosovës, tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO.
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende.”, shkruan Basha.









