Ilir Meta dy fjalë për George Soros: Jam i racës së Avni Rustemit, jo i Nikolla Gruevskit

Në konferencën për shyp, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar edhe miliarderit George Soros, për të cilin la të kuptohet se është shkaktar i krizës në Shqipëri nëpërmjet kryeministrit Edi Rama. Meta tha se është i gatshëm të mbrojë Shqipërinë sepse është politikan i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit, jo si Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se nuk është i vetëm në mbrojtjen e vendit përballë “atyre miliarderëve që duan ta kthejnë Shqipërinë në parajsë të pastrimit të parave dhe në bazë të krimit të organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu