Sekretarja Gjenerale e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, pritet të propozohet Kryesuese e Frontit Europian. Kjo pritet të ndodh para rigrupimeve të reja që pritet të pasojnë në skenën politike shqiptare, shkruan InfoShqip
Disa deputetë dhe kryetarë partish që kanë raporte të acaruara ndërmjet veti në të kaluarën për shkak të shkeljes së fjalës dhhe marrëveshjeve politike, nuk mund të bëhen bashkë e as të ulen në tryezë. E njëjtë është situata edhe me deputetë të cilët pritet të vijnë nga VLEN në Frontin Europian, por që kanë raporte të hidhura me anëtarë që tanimë janë në Front.
Për të tejkaluar të gjitha këto mosmarrëveshje, pritet që Ilire Dauti të propozohet si kryesuese e Frontit Europian, me qëllim që ti amortizojë të gjitha ndasitë dhe të arrihet marëveshje për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që mund të mbahen të dyfishta në tetor./InfoShqip.com