Zekirija Sejdini është profesor i pedagogjisë religjioze në universitetin Innsbruck të Austrisë. 45 vjeçari me origjinë nga Maqedonia është musliman sufi. Ai ka studiuar në Kairo, Stamboll dhe Heidelberg. Nga 2004 ai jeton dhe punon në vendin alpik ku së fundi ka kryer një intervistë për gazetën Der Standard rreth problemeve dhe diskutimeve të fundit mes perëndimit dhe Islamit. Ai sqaron se pse është komike të parashtrohet pyetja nëse Islami është pjesë e perëndimit dhe pse problemet e fundit duhet të shikohen si probleme lokale dhe jo islame.
STANDARD: Me cilën degë të Islamit orientohen studimet tuaja teologjike?
Sejdini: Si gjithë mësimet tjera në pedagogjinë religjioze edhe ne kemi drejtimin tonë dhe ai është dega suni. Por ne nuk jemi një shkollë besimi dhe Kurani për të sunduar vetëm një drejtim besimi, bile për ne diversiteti në besim shikohet si pasuri. Kjo implikon një hyrje kritike dhe analitike për të gjithë rrymat islame. Nëse nuk do ishte kështu, nuk do kishte vend në universitet teologjia ose pedagogjia e religjionit.
STANDARD: Tema e Islamit është shumë prezente në shoqërinë politike dhe shumë frikësohen dhe e paragjykojnë. Sa merreni ju me këtë?
Sejdini: Në njërën anë kërkojmë me vetëdije të diskutojmë disa tema relevante mbi shoqërinë politike, në anën tjetër konteksti jonë nuk ka zgjedhje tjetër, nëse një teolog ose pedagog i religjionit për momentin është i frikësuar për këtë. Atëherë ju duhet të merreni me realitetin duke ofruar zgjedhje, ku sëpaku të definohet një rrafsh meta, që në jetën e përditshme nuk është aktuale. Nëse bëhet fjalë për dhunë dhe terror, të cilat bëhen në emër të Islamit, atëherë ne duhet të ndalemi dhe pyesim, si mund të shqyrtohet kjo në shkollë.

Image
STANDARD: Si qëndrojnë debatet për ndalimin e mbulesës?
Sejdini: Ky diskutim duhet të zhvillohet në kontekstin e përgjithshëm dhe jo ndarazi. Për një diskutim konstruktiv do ishte mirë të parashtrohej një pyetje se deri ku janë vijat e kuqe të një besimi fetar në shtetin ligjor. Sepse me ndryshimin e rrethanave çdoherë do vijnë pyetje tjera dhe problemi mbetet i pazgjidhur. Megjithatë mënyra sesi u zhvillua debati i ndalimit të mbulesës si pjesë e një ligji integrues nuk ishte i drejtë. Unë mendoj se Austria që ka një ligj 100 vjeçar mbi Islamin, duhet me kulturë tjetër të paraqesë diskutimin e ndalimit të mbulesës.
Nëse ka probleme, këta duhet ti shikojmë si problemet tona, si probleme të Austrisë. Dhe jo si probleme të muslimanëve. Është një problem austriak, sepse njerëzit jetojnë këtu, sepse këta probleme janë shfaqur viteve të fundit.
STANDARD: E shikoni të kotë debatin nëse Islami është pjesë e shoqërisë perëndimore?
Sejdini: Po, sepse njerëzit jetojnë këtu. Parashtrimi i pyetjes në ditët e sodit nëse Islami i takon ose jo, është shumë komike. Më e rëndësishme se pyetja, kush kujt i takon, do ishte pyetje, çfarë ne mund të bëjmë sëbashku kundër tendencave radikale – pavarësisht nga cili kënd vijnë. Shoqëria jonë duhet të bazohet mbi vlera të përcaktuara si pluraliteti, sekulariteti, shteti ligjor dhe të drejtat njerëzore. Dhe linjat ndarëse nuk duhet të ekzistojnë mes grupeve të caktuara etnike dhe fetare, por mes qëndrimeve të caktuara, që janë në dispozicion në çdo kulturë dhe religjion. Grupe të caktuara dëshirojnë për arsye të caktuara të shkatërrojnë diçka dhe ne duhet të luftojmë kundër tyre sëbashku. Sepse nëse ne përballemi kundër kësaj lufte të përçarë, veç e kemi humbur luftën./Bota sot/