Imer Selmani kandidat për Qytetin e Shkupit?

Ish Ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani pritet të jetë kandidat për Kryetar të Qytetit të Shkupit i përkrahur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe partive brenda saj.

Kështu mëson in7, nga burime brenda LSDM-së së Zaevit. Kjo thuhet se është edhe befasia e paralajmëruar nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për më 5 Qershor. Në mediat maqedonase doli informacioni se partitë qeveritare po përgatisin terrenin për të kandiduar me kandidat shqiptar për kreu e Shkupit, ndërsa menjëherë filluan edhe supozimet dhe lojërat me emrin e mundshëm të kandidatit potencial.

Imer Selmani shihet si emër i kapshëm edhe për partitë maqedonase, duke marrë parasysh edhe bagazhin e tij të mëhershëm politik, duke kandiduar edhe për President të Maqedonisë, me çka mori një numër të konsiderueshëm votash nga qytetarët maqedonas. Në ciklet e fundit zgjedhore, Selmani është parë herë në kampin e njërës e herë të tjetrës parti, kryesisht atyre të pushtetit. Në zgjedhjet presidenciale doli hapur përkrahu Stevo Pendarovskin duke mbajtur edhe fjalim në tubimin promovues. Siç thuhet, emri i tij shihet si më i përshtatshmi nga LSDM, Bashkimi Demokratik per Integrim, Besa, PLD-ja, Partia e Angellovskit (Dostoinstvo e branitellave) dhe partitë tjera më të vogla brenda koalicionit të madh të LSDM-së.

Imer Selmani ka qënë Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë PDSH-VMRO (2006-2008), ndërsa më pas formoi partinë e tij, Demokracia e Re, e cila nuk i mbijetoi skenës politike. Më herët ka qënë edhe kryetar komune në Saraj./in7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu