Imuniteti i Veljanovskit brenda tre ditësh shqyrtohet në seancë plenare

Çështja e imunitetit të ish-kreut të Kuvendit dhe deputet aktual ngra radhët e VMRO-së, Trajko Veljanvski, pritet që të shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend. Për sot, kjo temë nuk fikuron në rendin e ditës së Legjislativit, ndërkohë që sipas rregullores duhet të vendoset më së voni tre ditë pas pranimit të raportit nga ana e Komisionit përkatës parlamentar. Ky raport është dorëzuar mbërmë vonë nga ana e Komisioni Parlamentar për Rregulloren e Punës dhe Çështjeve të Mandateve, i cili nuk e votoi heqjen e imunitetit për Veljanovskin, sepse mungoi deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri dhe votimi përfundoi 4:4.

Çështja e imunitetit parlamentar për Veljanovskin vjen pasi ai, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski u ndaluan për të marrë në pyetje të dyshuar për të qenë pjesë e organizimit të ngjarjeve të 27 prillit. Veljanoski e përdori imunitetin parlamentar, ndërsa Janakieski dhe Ristovski kishin një masë paraburgimi. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu