Incident te Infektivi, pacientja e dyshuar me Covid-19 rrëzohet nga barrela

Një incident ka ndodhur në orët e mëngjesit në Spitalin Infektiv ditën e sotme. Ajo është filmuar LIVE në kamera teksa ekipi i urgjencës po nxirte me barrelë nga autoambulanca një paciente të moshuar të dyshuar me COVID-19.

Por teksa po e nxirrnin, një nga këmbët e pajisjes është mbyllur duke shkaktuar rënien e pacientes dhe rrëzimin e një prej pjesëtarëve të personelit.

Gjendjen e pacientes e ndoqi me vëmendje edhe infeksionisti Tritan Kalo.

Fatmirësisht e moshuara e shtruar tani në Spitalin Infektiv, nuk ka pësuar dëmtime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu