Incidenti i Haradinaj, reagon kryeministri: Askush nuk guxon të më ndërhyjë

Kryeministri Haradinaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin në Prizren. Ai ka thënë se sa të jetë në krye të vendit askush nuk guxon t’i ndërhyjë nëpër këmbë.

Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar për incidenti e djeshëm në manifestimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku shefi i ekzekutivit doli dhe e tërhoqi zvarrë një zonjë që mori fjalën pa leje.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim vetën edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri.

“Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja une. Zot shpie kam qenë”, tha tutje Haradinaj.

Sipas kryeministrit të qenit grua, nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqtë këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”.

E, Haradinaj, është fortë i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar vetën si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit.

“Na e kemi arrestu Gjuriqin atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grusë e fmijvë, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull qaty edhe me thënë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha Kryeministri.

“Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”

“Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu