Komunikimi midis Shkupit dhe Sofjes intensifikohet përpara Samitit të BE-së më 22 qershor, në të cilin pala maqedonase shpreson për mbështetjen e Bullgarisë për hapin tjetër në procesin e integrimit evropian – mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, gjegjësisht fillimin zyrtar të negociatave të pranimit.
Kryeministri Zoran Zaev në një pyetje gazetare në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe nëse ka ndonjë lëvizje. Ai theksoi se komunikimet ekzistojnë me Sofjen dhe takimi i parë pritet javën e ardhshme në vendkalimin kufitar me rastin e donacionit të vaksinave për Kovid – 19.
“Unë sot do të bisedoj me presidentin, i cili kthehet sot pasdite dhe do të mund të flas për detajet, sepse ministri ynë i Jashtëm, Bujar Osmani tashmë ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Dy ditë më parë u dëgjova me kryeministrin e Bullgarisë, Stefan Janev dhe ramë dakord për komunikimet vijuese. Këto ditë, siç bëri të ditur presidenti i Bullgarisë, ata janë ende duke bërë gjestin e miqësisë, presim që të kemi takimin e parë në pikën kufitare javën e ardhshme, të paktën siç është paralajmëruar”, tha Zaev
Ai shtoi se kabinetet janë ende duke negociuar, në fund, thotë, ne do të shohim nëse do të konfirmohet nga të dyja palët që përmes Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dhurohen 50 mijë vaksina dhe në vetë takimin beson siç thotë ai, do të rregullojmë takim midis nesh kryeministrave, ministrave të jashtëm për të punuar në detajet e zgjidhjes.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani përsëriti se ai mbetet i mendimit se në periudhën e ardhshme, qershori jep shansin më të mirë për të filluar negociatat dhe se para kësaj mbeten edhe dy javë për të kapërcyer mosmarrëveshjet me Sofjen.
“Ka një angazhim serioz të presidencës portugeze, e dini edhe me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmëritë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare që presin që procesi i negociatave të mos kontaminohet me çështje dypalëshe dhe se mund të jetë një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë vizitës në Tetovë.
Ai theksoi se vazhdojmë me rikthimin e besimit me Bullgarinë dhe ekziston një marrëdhënie konstruktive, retorikë konstruktive midis nesh dhe qeverisë bullgare.
“Këto kontakte që u zhvilluan janë të rëndësishme për rivendosjen e këtij besimi dhe unë pres që komunikimi të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Le të përpiqemi të trajtojmë edhe ndjeshmëritë nga pala bullgare, por natyrisht duke mbajtur parasysh ndjeshmëritë tona mbi këtë çështje”, potencoi ai.
I pyetur nga gazetarët, ai tha se kreu i shtetit po koordinon intensivisht emërimin e një ambasadori të ri në Sofje, duke përfunduar me konsultime në nivelin e tre institucioneve – Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, në mënyrë që të përcaktojë një kandidat i cili do t’i përgjigjen në mënyrë adekuate misionit.






